
Pavarësisht se flakët dukeshin se ishin shuar disa orë më parë, zjarri në zonën e 5 Majit është riaktivizuar mëngjesin e sotëm.
Flakët të cilat shkrumbuan tregun e rrobave të përdorura janë ende aktive, ndërsa zjarrfikësit janë rikthyer për t’i shuar sërish. Dëmet janë të mëdha, deri më tani raportohet se janë djegur 50 magazina.
Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. Versus.al

