AKTUALITET /

Riatdhesohet emigranti i parë që mbahej në Gjadër, reagon ministri i Brendshëm i Italisë

Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe qëndrimit të tij në Qendrën e Gjadrit, ai është deportuar me sukses në vendin e tij të origjinës, duke treguar angazhimin e autoriteteve italiane për të menaxhuar këtë çështje delikate.

Shkruar nga Versus

Riatdhesohet emigranti i parë që mbahej në Gjadër, reagon

Emigranti i parë i huaj që qëndroi në Qendrën e Riatdhesimit në Gjadër është riatdhesuar drejt vendit të tij të origjinës.

Lajmi u njoftua nga ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, i cili përmes një postimi në X e vlerëson këtë ngjarje si një arritje të rëndësishme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe qëndrimit të tij në Qendrën e Gjadrit, ai është deportuar me sukses në vendin e tij të origjinës, duke treguar angazhimin e autoriteteve italiane për të menaxhuar këtë çështje delikate.

“Riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj në Qendrën e Riatdhesimit Gjadër. Operacionet e riatdhesimit të emigrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, siç parashikohet nga strategjia e qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm”, shkruan Piantedosi./Versus.al

Riatdhesohet emigranti i parë që mbahej në Gjadër, reagon

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: