AKTUALITET /

Sarandë, shiste kokainë në lokal, pranga 57-vjeçarit. Gjatë kontrollit i gjendet dhe një pistoletë

Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Shkruar nga Versus

Sarandë, shiste kokainë në lokal, pranga 57-vjeçarit.

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Sarandë gjatë operacionit policor të koduar “Administratori”, pasi dyshohet se posedonte armë zjarri pa leje dhe shiste lëndë narkotike në lokalin që administronte.

Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u zhvillua në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente e subjekte të ndryshme në qytetin bregdetar.

Në pranga ra shtetasi A.H., 37 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit në lokalin e tij në lagjen nr. 4, si dhe gjatë kontrollit fizik, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike dyshohet se mbahej me qëllim shitjen, ndërsa arma e zjarrit posedohej pa lejen përkatëse.

Policia bëri me dije se provat materiale janë sekuestruar, ndërsa ndaj 37-vjeçarit kanë nisur procedurat ligjore për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe trafikimin e lëndëve narkotike. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, e cila do të vijojë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.Versus.al

Poll