
Durrës- 20 personat ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë në kuadër të hetimeve për skandalin e mbetjeve tokstike të kompanisë “Kurum”, janë paraqitur sot në gjykatë për verifikimin e tyre.
13 prej tyre janë nën masën ‘arrest me burg’ dhe 7 të tjerë në arrest shtëpie. Ndërsa pronari turk i kompanisë, Erdal Demir dhe administratori tjetër që e përfaqësonte me prokurë, Yusuz Sezai janë ende në arrati.
Burime bënë me dije se operacioni mund të ishte dekonspiruar. Sot në seancën që zhvillohet në gjykatën e Durrësit janë të pranishëm edhe përfaqësues të konsullatës gjermane. Versus.al

