AKTUALITET /

Shembet masivi me inerte në Shkodër, bllokohen pesë makina dhe nëntë persona

Pesë automjete dhe nëntë persona mbetën të bllokuar mbrëmjen e sotme në rrugën Breg Lumi – Theth

Shkruar nga Versus

Shembet masivi me inerte në Shkodër, bllokohen pesë makina dhe

Pesë automjete dhe nëntë persona mbetën të bllokuar mbrëmjen e sotme në rrugën Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, për shkak të shembjes së një masivi inertesh shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Inertet kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor dhe ka shkaktuar probleme tek personat dhe mjetet që ishin duke udhëtuar në këtë zonë.

Aktualisht po kryhen ndërhyrje me fadroma për të larguar masivin e dheut.

Poll