AKTUALITET /

Sherr banal në Korçë, një person plagoset rëndë dhe transportohet drejt Tiranës

Shkruar nga Versus

Sherr banal në Korçë, një person plagoset rëndë

Korçë- Një sherr fizik ka ndodhur mes dy personave mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar plagosjen e rëndë të njërit prej tyre.

Përplasja ka ndodhur në një prej bulevardeve kryesore të qytetit për motive krejt banale. Autori ka goditur me grushte disa herë në fytyrë autorin duke e lënë të plagosur rëndë.

Më pas është larguar nga vendngjarja, por u arrestua pak orë më pas nga efektivët e policisë. Personi i plagosur është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar. Versus.al

Poll