AKTUALITET /

Drafti i Kodit të ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës!

Një shembull konkret i kësaj tendence është neni 424, i cili parashikon se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tij në kundërshtim me ligjin, do të trajtohet si kundërvajtje penale dhe do të dënohet me gjobë ose deri në dy vite burgim.

Shkruar nga Versus

Drafti i Kodit të ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës!

Në draftin e Kodit të Ri Penal, fjala “burg” haset në një numër të madh nenesh, duke reflektuar një qasje ndëshkuese dhe represive, që ka ngjallur shqetësime të forta në komunitetin juridik. Kjo qasje shihet si një hap prapa në drejtim të proporcionalitetit të dënimeve dhe efektivitetit të sistemit penal.

Një shembull konkret i kësaj tendence është neni 424, i cili parashikon se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tij në kundërshtim me ligjin, do të trajtohet si kundërvajtje penale dhe do të dënohet me gjobë ose deri në dy vite burgim.

Kjo dispozitë ka ngritur shqetësime të arsyeshme, pasi një shkelje që më parë trajtohej si kundërvajtje administrative, tani konsiderohet si vepër penale, duke i hapur rrugë ndëshkimit penal për raste që nuk përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për shoqërinë. Kjo jo vetëm që ngarkon pa nevojë sistemin e drejtësisë, por rrezikon edhe kriminalizimin e qytetarëve për veprime të karakterit teknik apo burokratik.

Ky është vetëm një nga shembujt që ilustron frymën e përgjithshme të draftit, e cila, sipas shumë juristëve dhe vetë Prokurorit të Përgjithshëm Olsi Çela, e zhvendos fokusin nga rehabilitimi dhe proporcionaliteti i dënimit, drejt një modeli penalizues dhe represiv. Sipas tij, Shqipëria nuk ka sot nevojë për një Kod të ri Penal me masa më të ashpra, por për një rishikim të thellë të Kodit të Procedurës Penale, për të garantuar efikasitet dhe drejtësi në proceset hetimore dhe gjyqësore. /Versus.al/

Tags:

kodi penal

Poll