AKTUALITET /

Sherr dhe krisma armësh në Vorë, për një borxh

Shkruar nga Versus

Sherr dhe krisma armësh në Vorë, për një borxh

Një sherr mes disa personave, ka përfunduar me nxjerrjen e armëve.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Vorë.

Sakaq, mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se një borxh ka qenë shkak i konfliktit mes tyre.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet.

Policia Tirane: 

Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet "Volkswagen Golf 5", dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip "BMW".

Gjatë konfliktit nga automjeti tip "BMW" dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll