
Një konflikt i dhunshëm është regjistruar pak minuta më parë në Pazarin e Vjetër të Korçë, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje që ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.
Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Ngjarja ka nisur si një debat verbal, por shumë shpejt situata ka dalë jashtë kontrollit, duke u kthyer në përplasje fizike mes palëve.
Burimet bëjnë me dije se gjatë sherrit janë përdorur edhe karriget e lokalit, ndërsa njëri prej të përfshirëve ka marrë një thikë nga ambienti dhe ka plagosur personin tjetër.
Të tre personat e përfshirë janë transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal i Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta./Versus.al

