AKTUALITET /

Sherri banal me karrige e shkopa bejsbolli, publikohet fotoja e Dritan Pine që plagosi me thika 2 persona në Korçë

Policia ka shoqëruar gjithsej 10 persona të përfshirë në ngjarje

Shkruar nga Versus
Sherri banal me karrige e shkopa bejsbolli, publikohet fotoja e  Dritan Pine
Dritan Pine

Një konflikt i rëndë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një lokal pranë Parkut të Korçës, duke u kthyer në një sherr masiv mes disa personave. Për pasojë, dy prej tyre, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti, mbetën të plagosur me thikë.

Policia ka shoqëruar gjithsej 10 persona të përfshirë në ngjarje: Dritan Pine, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autori i plagosjes me thikë është Dritan Pine.

Sherri banal me karrige e shkopa bejsbolli, publikohet fotoja e  Dritan Pine
Pamje nga sherri

Burime për media bëjnë me dije se konflikti mes dy grupeve ka nisur fillimisht si një përplasje verbale për arsye të parëndësishme, por më pas është përshkallëzuar duke përfshirë hedhje karrigesh, përdorim të shkopave të bejsbollit dhe thikave.

Të arrestuarit përballen me akuza të rënda penale, përfshirë: “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, “Deklarim i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Ndërkohë, mbi Dritan Pinen rëndojnë edhe dy akuza shtesë: “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Poll