Një konflikt mes disa vajzash është regjistruar pak çaste më parë në qytetin e Korçës. Mësohet se vajza me inicialet F.D ka goditur në fytyrë me gotë uji një tjetër vajzë të moshës 17-vjeçare. Kjo e fundit bëhet me dije se po merr mjekimin e nevojshëm në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe gjithashtu kontrollet për kapjen e autores që ushtroi dhunë fizike.
Njoftimi i Policisë
Korçë/Informacion paraprak.Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen "nr. 2" Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.








