AKTUALITET /

Sherri në Ksamil për parkimin, arrestohet turku që dhunoi banorin! 54 vjeçari transportohet drejt Traumës

Shkruar nga Versus

Sherri në Ksamil për parkimin, arrestohet turku që dhunoi

Sarandë- Policia ka arrestuar një 26 vjeçar turk me banim të përkohshëm në Prishtinë për sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil.

Dyshohet se rreth orës 21:15 i riu ka goditur me grushte 54 vjeçarin shqiptar A.M pas një sherri për vendin e parkimit. Për pasojë 54 vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë mjekim.

Po ashtu ka nisur procedimi penal për të dëmtuarin, 2 shqiptarë të tjerë dhe një shtetas turk me iniciale A.B 26 vjeçar. Versus.al

Poll