Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të shtunë, rreth orës 12:45, në plazhin e Ksamilit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me dhunë fizike.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi A. P. është dhunuar me sende të forta, duke pësuar lëndime. Në reagim të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit shtetasin Agim Taraj, i dyshuar si një nga autorët e përfshirë në incident. Taraj është person me precedentë penalë dhe i dënuad për trafik droge.
Policia njofton se po vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në konfliktin e dhunshëm.
Ngjarja ka ndodhur në prani të pushuesve dhe ka shkaktuar shqetësim në zonë, sidomos për shkak të pranisë së familjarëve dhe fëmijëve në vendngjarje. Autoritetet kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit turistik.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A.T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt. /Versus.al







