AKTUALITET /

Shkeljet e Isait dhe zyrtarëve të Kolonjës, SPAK: S'kryen studim real! Kompania private u përgatiti tenderin

Shkruar nga Versus

Shkeljet e Isait dhe zyrtarëve të Kolonjës, SPAK: S'kryen

Në njërin prej fragmenteve të dosjes së zbardhur të Erion Isait, SPAK nxjerr në pah sesi kompania e Entela Çanos, "A&E Engineering" sh.p.k, kishte përfituar nga disa procedura prokurimi të bashkisë së Kolonjës. Prokurori i posaçëm Dritan Prençi në dosjen e përpiluar në ngarkim te Erion Isait, pronares së kompanisë dhe 6 zyrtarëve të bashkisë, ka zbuluar veprime të kundraligjshme në dhënien e tenderit për objektin “Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim I Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”.

Komunikimet e zbardhura mes Isait dhe Çanos tregojnë se kjo e fundit, jo vetëm ishte në dijeni të detajeve, por edhe kishte hartuar specifikimet teknike. Zyrtarët Muharem Tartari, Engjell Dine, Ermal Zylfo, dhe në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit: Armand Tafil, Erjon Cenko, Shpëtim Liço të cilët kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për kompaninë e Entela Çanos.

Anëtarët e komisionit nuk kanë kryer një studim real të tregut për të përcaktuar më pas fondin limit dhe më së shumti janë mbështetur në oferta fiktive të përgatitura nga kompanisë fituese. Specifikimet teknike që duhej të hartoheshin nga anëtarët e komisionit, janë hartuar në fakt nga e pandehura Entela Çano. Versus.al

Poll