
SPAK ka mbyllur hetimet për zyrtarët e Bashkisë Divjakë dhe ka zbritur dosjen në GJKKO për shkaleje të barazisë në tendera.
Të pandehur janë marrë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbareta Nishica, me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit.
Ndaj tyre është komunikuar akuza “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”.
Sipas burimeve bëhet fjalë për 3 procedura tenderimi të kryera nga Bashkia Divjakë, të cilat kapin vlerën 1 milionë euro. Hetimi nisi si vijim i një fraksioni të një dosje tjetër. Versus.al

