AKTUALITET /

Laboratori i kokainës në Frakull, 2 persona bëhen të penduar të SPAK! Pritet çmontimi i grupit

Shkruar nga Versus

Laboratori i kokainës në Frakull, 2 persona bëhen të penduar

Dy prej anëtarëve të grupit kriminal të goditur për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit në 2022-in, janë penduar dhe kanë vendosur të tregojnë emra personash të tjerë të përfshirë në krim.

Deri më tani numri i personave  të identifikuar si të përfshirë në këtë grup kriminal ka shkuar në 15, ndërsa të arrestuar janë Klevent Gjolena, Aldi Zonja, Musa Gjikola dhe nga ana tjetër në kërkim janë Kevin (Arjan Margjoni) dhe Durim Keçi.

Bëhet fjalë për sasinë me 485.5 kilogramë kokainë të importuar nga Kolumbia e cila fshihej në një ngarkesë me pleh organik artificial që u sekuestrua brenda banesës së Viktor Cervanakut, ish-kryetarit të komunës së Frakullit.

Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: N. Gj., V. Ç., D. Ç., K. V. (alias K.), Z. Ç., E. F., R. M., J. M., B. M. dhe M. R., ndërsa vijon gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian, S. R. R.

Mes të penduarve, njëri është shtetas i huaj dhe pritet që deklaratat e tij të zbërthejnë më tej aktivitetin e grupit kriminal. Versus.al

Poll