AKTUALITET /

Shkodër/ Supermarketi SPAR digjet nga një zjarr i fuqishëm gjatë mesnatës

Zjarri i fuqishëm shkatërroi të gjithë ambientin e biznesit, duke e lënë objektin të shkrumbuar.

Shkruar nga Versus
Shkodër/ Supermarketi SPAR digjet nga një zjarr i fuqishëm
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një supermarket i rrjetit SPAR në Shkodër u përfshi nga flakët gjatë mesnatës, në zonën e kryqëzimit të Bushatit, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht. Zjarri i fuqishëm shkatërroi të gjithë ambientin e biznesit, duke e lënë objektin të shkrumbuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për disa minuta për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit te ndërtesat përreth. Si pasojë, supermarketi ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, pasi zjarri ra gjatë orëve të natës, kur objekti ishte i mbyllur. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të zbardhen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përkatëse.

Tags:

spar digjet

Poll