
Itali- Vladimir Topjana është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën Fontanafredda pas një sherri me një shqiptar tjetër.
43 vjeçari është qëlluar tre herë me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen në vend. Të pranishmit kishin tentuar të ndërhynin, por nuk ia kishin arritur.
Bëhet me dije se autori i vrasjes, një 30 vjeçar nga Fushë Kruja, është arratisur nga vendngjarja me një automjet tip “Audi” të bardhë, por u arrestua vetëm pak orë pasi kreu vrasjen.
Topjana punonte si shofer dhe kishte dalë për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit. Ai ndodhej nën shoqërinë e djalit të tij 17 vjeçar i cili pa gjithë ngjarjen e rëndë. Versus.al








