Tiranë- Një rast i dhunës ndaj medias është shënuar në drejtorinë vendore të kadastrës Kamëz-Vorë ku gazetarja Domenika Bajraktari ishte paraqitur për të kërkuar informacion.
Mësohet se Bajraktari ka qenë në orar të punës në momentin kur është goditur me telefon në shpinë nga 67 vjeçari i identifikuar si F.M.
Për pasojë ky i fundit është arrestuar nga policia. Ndërsa ka nisur procedimi penal për Q.L 64 vjeç dhe H.B 52 vjeç, dy rojet e institucionit të drejtuar nga Agron Cerri, të cilët penguan gazetaren dhe i dëmtuan kameran operatorit që shoqëronte Bajraktarin. Versus.al







