AKTUALITET /

Shkoi t’i jepte dorën, por kunati i Altin Hajrit e qëlloi me 2 plumba! Detaje nga vrasja në Ndroq, viktima njihej si “Daku”

Viktima Alfred Dedja rezulton të ketë qenë i dënuar në Itali ndërsa njihej edhe me pseudonimin "Daku".

Shkruar nga Versus
Shkoi t’i jepte dorën, por kunati i Altin Hajrit e qëlloi me 2
Autori Julian Gjoshi dhe viktima Alfred Dedja

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme brenda një lokali në Ndroq ku u vra 50 vjeçari Alfred Dedja.

Ky i fundit po konsumonte një drekë me disa miq të tij, ndërsa autori Julian Gjoshi ka hyrë më vonë në lokal dhe është ulur vetëm në një tjetër tavolinë. Viktima është ngritur nga tavolina ku ishte ulur dhe sapo është afruar tek Julian Gjoshi për t’i dhënë dorën, 27 vjeçari e ka qëlluar me 2 plumba duke e lënë të vdekur në vend. Sipas dëshmitarëve, viktima dhe autori ishin miq dhe e frekuentonin shpesh lokalin "Kështjella" ku ndodhi ngjarja. 

Ndërkohë kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja e ndodhur në mes të ditës, pavarësisht se autori u identifikua në kohë rekord pasi ishte i pamaskuar, policia ende nuk ka rënë në gjurmë të tij, paçka se kishte edhe informacionin e vlefshëm se u largua nga vendngjarja me një automjet tip “Benz ML”.

Si viktima ashtu edhe autori njiheshin me njëri tjetrin dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. 50 vjeçari Alfred Dedja, kishte punuar më parë si menaxher në kompleksin “Golden” në pronësi të të shumëkërkuarit Altin Hajri i cili është edhe kunati i autorit që kreu krimin në Ndroq. Madje Julian Gjoshi është përmendur edhe në komunikimet e Altin Hajrit me ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja të cilit i kërkon të ndërhyjë për të liruar të riun që ishte kapur me armë pa leje.

Viktima Alfred Dedja, njihej me pseudonimin “Daku” ndërsa së fundmi jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Më herët kishte punuar si menaxher i resortit të Altin Hajrit, ku dyshohet se u vra dhe u zhduk Jan Prenga në janar të 2020-ës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: