AKTUALITET /

Shkrumbohet tregu i fruta perimeve në Lushnjë, dëme të mëdha për tregtarët

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit të madh.

Shkruar nga Versus
Shkrumbohet tregu i fruta perimeve në Lushnjë, dëme të
Foto nga vendngjarja

Fier- Tregu i fruta perimeve në Lushnjë është djegur pjesërisht duke shkaktuar dëme të mëdha tek tregtarët. Zjarri dyshohet të ketë rënë rreth orës 03:30 të mëngjesit në pjesën fundore të tregut.

Falë ndërhyrjes së banorëve të zonës u shmang djegia totale e tregut. Por 25 tregtarëve ambulantë nuk u ka ngelur asgjë nga produktet që kishin në tezgat brenda tregut që ruhet me roje fizike dhe ka edhe kamera sigurie.

Mirëpo kamera e survejimit është vetëm 3 metra lart pjesës së djegur dhe nuk ka filmuar asgjë nga nisja e zjarrit pasi tregtarët përdorin vetëm çadra brenda tregut dhe mbulesa të tjerë për të ruajtur mallin në ditë me diell e me shi. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të madh, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit. Versus.al

Poll