AKTUALITET /

Shpërndante foto dhe video intime të të miturës në internet, arrestohet 16 vjeçari në Tiranë

Gjatë analizës së bërë në telefonin e 16 vjeçarit, u provua se ky i fundit dërgonte fotot e një vajze të mitur me mesazhe nëpër persona të ndryshëm.

Shkruar nga Versus

Shpërndante foto dhe video intime të të miturës në

Tiranë- Shantazhet në rrjetet sociale janë kthyer në një problem shumë të madh sidomos tek moshat e reja. Për një vepër të tillë është ndaluar së fundmi një 16 vjeçar i cili akuzohet se ka kryer 2 vepra penale “Pornografia me të mitur” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Sipas detajeve të bëra me dije, mësohet se 16 vjeçari ka shpërndarë fotografi dhe video të një vajze të mitur në rrjete sociale dhe aplikacione të ndryshme komunikimi, duke ua dërguar personave të ndryshëm.

Celulari i tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe gjatë analizës së bërë është vërtetuar dhe janë gjetur biseda të ndryshme ku i mituri kishte shpërndarë fotografitë e një vajze gjithashtu të mitur.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: