Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Lapardha të Bashkisë Selenicë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vendosur situatën nën kontroll, por terreni i thyer dhe përmasat e zjarrit e bëjnë ndërhyrjen të vështirë. Burime për mediat thonë se për këtë arsye, është kërkuar edhe ndihma nga ajri për të shmangur përhapjen e flakëve.
Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të mos shkaktuar vatra të reja.







