AKTUALITET /

Shpërthim i fortë në zonën "Myslym Shyri", çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë

Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për një shpërthim i ngjashëm me lëndët piroteknike.

Shkruar nga B.V

Shpërthim i fortë në zonën "Myslym Shyri",

Tiranë- Një shpërthim i fortë ka tronditur mbrëmë zonën e “Myslym Shyrit” dhe ish-ekspozitës, ngjitur me fushat e tenisit në kryeqytet.

Policia bën me dije se ka pasur një telefonatë për një shpërthim të dëgjuar dhe pas verifikimeve të policisë, raportohet se shpërthimi i ngjashëm me lëndët piroteknike ka ndodhur në një gropë pallati në ndërtim.

“Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën "Myslym Shyri", ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

Poll