
Krujë- Një sasi tritoli ka shpëthyer gjatë mbrëmjes së djeshme në një servis makinash në fshatin Luz.
Pronari A.G, e gjeti biznesin të dëmtuar në mëngjes. Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta pasi pronari i servisit pretendon se nuk ka patur konflikte me askënd dhe se nuk ka ndonjë aludim se cili mund të ketë vendosur lëndën plasëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







