AKTUALITET /

Shpërthimi në apartamentin në Tiranë, tritoli u vendos me dron! Objektiv vëllai i “buzëderrit” të Vlorës

Objektivi i shpërthimit Bernard Sinomati njihet për përplasjet e tij me "të fortin" e Vlorës Inez Hajrullën, kushëririt të të cilit iu bë atentat me breshëri disa ditë më parë.

Shkruar nga Versus
Shpërthimi në apartamentin në Tiranë, tritoli u vendos me
Ballkoni i pallatit ku shpërtheu tritoli në Tiranë

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin e ndodhur më 21 dhjetor në rrugën “Sadik Petrela” ku u vendos tritol në ballkonin e një apartamenti në katin e nëntë.

Siç u raportua më herët, apartamenti ishte marrë me qira nga Elena Arza, por brenda u gjetën dokumente identifikimi të Bernard Sinomatit, vëllait të Sokol Sinomatit të njohur ndryshe në Vlorë si “buzëderri”.

Lënda plasëse është vendosur me dron dhe objektiv i shpërthimit ka qenë Bernard Sinomati i cili në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në banesë. Aktualisht as Sinomati dhe as Arza nuk janë gjetur nga policia për t’u marrë dëshmitë. Ndërkohë as autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vazhdën e larjes së hesapeve mes grupeve rivale pasi më 7 janar të këtij viti u ekzekutua me snajper Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit.

Shpërthimi në apartamentin në Tiranë, tritoli u vendos me
Gëzim Sinomati, 23 vjeçari i ekzekutuar më 7 janar

Sërish objektivi i atentatit kishte qenë Bernard Sinomati dhe jo 23 vjeçari që u vra.

Kush është Sokol Sinomati? 

Shpërthimi në apartamentin në Tiranë, tritoli u vendos me
Me rreth të kuq Sokol Sinomati, gjyqi për bandën e Gaxhait

I njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë në 24 prill 2024.

Ish-anëtari i bandës së Vlorës në ’97-ën, ka vuajtur dënimin për vrasjen e shtetasit Elton Tato, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002.

Sokol Sinomati njihej gjithashtu dhe si ushtar i grupit të Gaxhait, megjithatë Gjykata e Lartë për këtë akuzë e ka gjetur atë fajtor vetëm për vjedhje me dhunë, dhe jo pjesëmarrje në bandë të armatosur. Versus.al

Poll