AKTUALITET /

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, reagon drejtoria e Burgjeve: Nuk cënon sigurinë

Shkruar nga Versus

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, reagon drejtoria e

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për tritolin artizanal që shpërtheu mbrëmjen e djeshme brenda perimetrit të sigurisë së burgut të Fushë Krujës. Në reagimin e bërë shkruhej se zona ku ndodhi shpërthimi nuk cënon sigurinë apo jetën e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Ndërsa ende autorë të dyshuar, drejtoria thekson se po mblidhen pamje nga kamerat e sigurisë së rrugëve përreth institucionit për të ndihmuar në zbardhjen e identitetit të personit/ave përgjegjës.

“Nga verifikimet paraprake në vendin e ngjarjes, është konstatuar një gropë në tokë pranë zonës ku ndodhet gjeneratori, duke ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sasi e dyshuar lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Grupet hetimore ndodhen në ende në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtëm, pranë rrugës kryesore. Kjo zonë nuk ndikon dhe nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve. Pamjet filmike të sigurisë janë administruar dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor. Gjithashtu, po mblidhen pamje edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët përreth, për të ndihmuar në identifikimin e autorëve”, thuhet në reagimin e Burgjeve. Versus.al

Poll