AKTUALITET /

Shqiptari qëllon me thikë shqiptarin

Shkruar nga Versus

Shqiptari qëllon me thikë shqiptarin

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi dyshohet se qëlloi me thikë bashkatdhetarin e tij pas një debati mes tyre.

44- vjeçari i arrestuar goditi me thikë në bark bashkatdhetarin në një lokal në Fossano dhe më pas është larguar me makinën e tij.

Sipas mediave italiane, pas arrestimit shqiptarit i janë gjetur në tapetin e pasagjerit, një thikë të madhe kuzhine ende e njollosur me gjak, si dhe dy thika të tjera kuzhine të madhësive të ndryshme, të fshehura përkatësisht pas sediljes së djathtë.

Poll