AKTUALITET /

"Është marrë në pyetje, s’mund ta mbrojë ai Veliajn”, SPAK nuk pranon Ndrecën si avokat, GJKKO e legjitimon

Ndreca iu përgjigj prokurorit Dumani duke i thënë se mendonte se Veliaj duhet të ketë mbrojtje efektive dhe prandaj kërkonte të përfshihej në proces pavarësisht se ishte marrë në pyetje për dosjen si person në dijeni.

Shkruar nga Versus

"Është marrë në pyetje, s’mund ta mbrojë ai

Seanca për gjyqin në themel për dosjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj nisi me debate mes prokurorit të posaçëm Altin Dumani dhe ish-deputetit Plarent Ndreca, të cilin Veliaj e ka dërguar për ta përfaqësuar si avokat.

SPAK kërkoi që Ndreca të mos ishte i pranishëm në sallë dhe për rrjedhojë të mos mbrojë Veliajn. Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani argumentoi se ka një papajtueshmëri për shkak se Ndreca është marrë në pyetje për dosjen e Veliajt si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë avokat mbrojtës.

Nga ana e tij, Ndreca tha se e kishte menduar këtë gjë dhe se ishte në dorën e gjykatës që të vendoste lidhur me këtë kërkesë të SPAK. Në përfundim të shyqrtimit, gjykata vendosi ta legjitimojë Ndrecën si avokat të Veliajt. 

Pjesë nga seanca:

Altin Dumani: Lidhur me erion veliajn, ka marrë dijeni vazhdimisht. Ka kërkuar të mbrohet nga avokati plarent ndreca. Mendoj se gjykata duhet të procedojë pa prezencën e tij. Avokati Ndreca është pyetur për një fakt penal përkatës dhe mendoj se jemi në kushtet e papajtueshmërisë pasi është pyetur si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit.

Plarent Ndreca: E parashikoja një kërkesë të tillë nga prokuroria. Në vlerësim të këtij ligji, mendoj se nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë. Ligji parashikon qartë që deklarimet para opgj gjatë hetimit paraprak nuk përbëjnë provë. Thëniet e mia në prokurori në dijeninë time nuk kanë asnjë lidhje, nuk ka papajtueshmëri dhe nuk cënojnë interesin e të mbrojturit prej meje. Çdo provë që kërkohet nga prokuroria që ka filtër paraprak që vlerësohet nga ju. Ta vërë në dispozicion të gjykatës prokuroria dhe vlerësojeni ju.

Altin Dumani: E para ishte kërkesë, është një rrethanë që ne si organ akuze nuk rrinim dot pa e bërë para gjykatës jemi të detyruar ta bëjmë, ju e vlerësoni dhe e vendosni. Ne gjykuam për të shmangur mundësinë e ndonjë papajtueshmërie të mundshme. Nuk kemi asnjë lloj problematike me avokatin Ndreca

Ndreca: Edhe unë merakun tim shpjegova. I kam bërë analizat e mia dhe kam vlerësuar se është në interesin e veliajt të ketë një mbrojtje efektive. Versus.al

Poll