AKTUALITET /

Skandal në Kosovë/ Mësuesja filmon nxënësin e mitur duke prekur organin gj*nital

Një rast tronditës është zbuluar në një shkollë private në Kosovë në lagjen Marigona, ku një mësuese e klasës së parë dyshohet për akt të rëndë ndaj një nxenësi 6 vjeccar.

Shkruar nga Versus

Skandal në Kosovë/ Mësuesja filmon nxënësin e mitur

Një rast tronditës është zbuluar në shkollën private ISP, në lagjen Marigona të fshatit Preoc në Kosovë, ku një mësuese e klasës së parë dyshohet për akt të rëndë ndaj një nxenësi 6 vjeçar.

Sipas medias vendase Sinjali.com. më 30 maj, mësuesja N.S. ka incizuar me telefonin e saj personal të miturin duke e detyruar që të bëjë veprime të pahijshme ndaj vetes.

Videon më pas mësuesja ia ka dërguar nënës së fëmijës, një momet që ka tronditur jo vetëm prindërit por edhe që janë përballë me materialin.

Pas marrjes së videos, nëna e fëmijës, e tmerruar nga ajo që pa, së bashku me bashkëshortin, është drejtuar menjëherë në polici.

Rasti është trajtuar me urgjencë nga njësia e hetimeve, ndërsa pas konsultimeve me prokuroren kujdestare, është hapur shënim zyrtar dhe janë intervistuar palët e përfshira.

Sipas të njëjtit burim, më 09 qershor, pasi janë siguruar deklaratat përkatëse dhe materiali provues, Prokuroria e të Miturve ka autorizuar hapjen e hetimeve penale ndaj mësueses N.S. për veprën “Degradimi i integritetit seksual”, ndërsa e njëjta është liruar në procedurë të rregullt./ Versus.al

Poll