Një qytetar ka denoncuar se ujërat e ndotura, derdhen jashtë pallatit, në rrugë aty ku kalojnë banorët. Kjo situatë skandaloze, është kthyer në shqetësim për qytetarët të cilët rrezikojnë shëndetin duke kaluar aty.
"Përshëndetje! Dua të denoncoj një situatë shumë problematike në Vlorë, në lagjen “Albano e Romina”, pas pallatit të kuq.
Kanalizimet derdhin ujëra të ndotura në ambient të hapur dhe përhapet erë e rëndë dhe papastërti. Siç shihet edhe në foto, mbetjet dhe ujërat e zeza dalin jashtë dhe qëndrojnë në tokë, aty ku ne kalojmë. Situata është shumë e rrezikshme për shëndetin.
Gjithashtu, të gjitha pusetat brenda lagjes kanë kapakët e prishur”, shkuan një qytetar.
Banorët kërkojnë që Bashkia e Vlorës të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit./Versus.al

