Tiranë- Dy persona janë proceduar penalisht nën dyshimin se kanë trafikuar në Shqipëri dy automjete të vjedhura në Gjermani dhe Zvicër.
H.P, 29 vjeç dhe K.B, 50 vjeç dyshohet se i kishin sjellë automjetet e vjedhura në vendin tonë me qëllim shitjen e tyre. Vlera e mjeteve ‘’Audi SQ8’’ dhe ‘’BMW’’ përllogaritet deri në 120 mijë euro.
‘’-u sekuestrua 1 automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen;
-u sekuestrua 1 automjet tip “BMë”, me vlerë rreth 50 000 euro , i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen’’- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

