AKTUALITET /

SPAK konfimon dhunën ndaj hetuesve të BKH-së: Janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar

Në njoftim thuhet se hetuesit e BKH-së dhe efktivët e policisë po kryenin detyrat hetimore të deleguara në kuadër të hetimit të SPAK.

Shkruar nga Versus

SPAK konfimon dhunën ndaj hetuesve të BKH-së: Janë sulmuar

Prokurori e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka konfirmuar sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme (15 prill) ndaj hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të policisë në qarkun e Fierit.

Në njoftim thuhet se hetuesit e BKH-së dhe efktivët e policisë po kryenin detyrat hetimore të deleguara në kuadër të hetimit të SPAK.

Sipas SPAK ngjarja a ndodhur rreth orës 19:20 minuta në aksin Fier-Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.

SPAK gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve  të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre.

Reagim i SPAK:

Byroja Kombëtare e Hetimit konfirmon sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit.

Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.

Të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.

SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: