
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka.
Lajmi është konfirmuar nga vetë SPAK, në një përgjigje zyrtare drejtuar avokates Adriana Kalaja, e cila kishte dorëzuar kallëzimin penal.
Sipas të dhënave, procedimi është regjistruar më datë 5 qershor 2025 dhe lidhet me dyshimet për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve.







