AKTUALITET /

SPAK ‘nuk u ndahet’ drejtorëve të bashkisë Tiranë, Erinda Finos i sekuestrohet telefoni

Sipas Ora News, SPAK ka ushtruar kontroll në banesën e drejtoreshës së parkimeve dhe i ka sekuestruar telefonin.

Shkruar nga Versus
SPAK ‘nuk u ndahet’ drejtorëve të bashkisë
Foto: Erinda Fino, drejtoresha e Përgjithshme e "Parking Tirana", (në sfond) bashkia e Tiranës

Prokuroria e Posaçme (SPAK) duket se ka intensifikuar hetimet në bashkinë e Tiranës ku së fundmi është zbuluar edhe një drejtoreshë nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës.

Sipas Ora News, bëhet fjalë për Drejtoreshën e Përgjithshme të Institucionit “Tirana Parking”, Erinda Fino. Në banesën e saj është ushtruar kontroll dhe SPAK i ka sekuestruar edhe telefonin.

Kujtojmë që më herët, Fino ka mbajtur detyrën e drejtueses së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe ndaj saj ka pasur denoncim lidhur me tenderat e dhënë në mënyrë të dyshimtë.

Nuk dihet ende nëse SPAK e ka sekuestruar telefonin e Finos për të nisur tjetër hetim apo është në vijim të hetimeve që po kryhen për dosjen e abuzimeve përmes kompanisë që tashmë njihet si “5D Construction”, skemë për përfitimin e tenderave publikë që çoi në burg 2 ish-drejtorët e bashkisë, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Të dy rezultojnë të jenë edhe pronarë të kompanisë që fitonte tendera publikë në shkelje totale të ligjit.

Për këtë skemë, opozita proteston që prej muajit mars para bashkisë duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt nga posti i kryetarit nën arsyetimin se ka qenë në dijeni të të gjithë skemës së grabitjes së fondeve publike. Versus.al

Poll