
Shkodër- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar celularin e nënkryebashkiakut të Pukës, Ndue Sumës.
Mësohet se sekuestrimi lidhet me një hetim që SPAK po zhvillon nën dyshimin se Suma është përfshirë në korrupsion për zgjedhjet e 11 majit. Mësohet se Suma është ndaluar nga agjentët e BKH teksa qarkullonte me makinë afër Durrësit.
Ndaj nënkryebashkiakut demokrat po kryhen hetime për dhënie shpërblimesh dhe premtimesh. Përveç telefonit të nënkryebashkiakut, janë sekuestruar edhe celularë të 3 personave të tjerë.
Rreth 10 ditë më parë iu sekuestrua celulari edhe kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli nën dyshimin se bleu vota për PSD-në e Tom Doshit. Versus.al







