AKTUALITET /

VIDEO/ 'Kristian mos luaj me dy porta', SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ 'Kristian mos luaj me dy porta', SPAK sekuestron telefonin e
Kristian Shkreli/Edi Rama

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore.

Personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate, ndërsa gazetarja Anila Hoxha ka raportuar se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut Vau Dejësit, Kristian Shkreli.

Kujtojmë se gjatë fushatës, kryeministri Edi Rama në mbyllje të takimit me qytetarët e Shkodrës  kritikoi Shkrelin duke u shprehur: Kristian mos më luaj me dy porta!

Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.

Më 8 maj vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë gjithashtu në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll