AKTUALITET /

Studentja u vetëplagos në “Gjuta Hotel”, lirohet pronari! Mbetet në burg, nipi i tij, i dashuri i 18 vjeçarjes

Shkruar nga Versus
Studentja u vetëplagos në “Gjuta Hotel”, lirohet pronari!
Vladimir Gjuta

Gjykata e Tiranës ka liruar sot në burgu Vladimir Gjutën, pronarin e “Gjuta Hotal” i cili u arrestua më 14 shkurt pasi në pronën e tij ishte vetëplagosur me armë zjarri Natalia Murati, student 18 vjeçare.

Ndaj tij dhe kunatës së tij, Mirvete Gjuta u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për "moskallëzim krimi". Ndërsa për nipin e tij, Erisjaldo Gjuta u vendos “arrest me burg” pasi arma e përdorur nga 18 vjeçarja ishte e tij.

Kanë qenë Gjuta dhe kunata e tij Mirvete Rexhmati ata të cilët transportuan për në spital vajzën e re e cila kishte marrë një plumb në kraharor. Megjithatë tentuan fillimisht ta fshihnin ngjarjen duke thënë se e kishin gjetur të plagosur në rrugë 18 vjeçaren.

Kqyrja e kamerave të sigurisë zbuloi gjithçka. Murati dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka ndërmarrë aktin e rëndë për t’u vetëvrarë. Arma e përdorur ka qenë e të dashurit të saj Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, i cili e mbante pa leje. Versus.al

Poll