
Një moment i papritur është shënuar gjatë homazheve që mbahen sot në Pogradec për policin Enea Mekolli i cili u vra ditën e djeshme nga një ish-ushtarak me rrezikshmëri të lartë i cili pavarësisht se ishte në kërkim që prej 2017-ës, merrte fonde për stalla bagëtish.
Xhaxhai i 36 vjeçarit të vrarë i kërkoi llogari Begajt për gjendjen ku ndodhet vendi dhe fuqinë që kanë grupet kriminale. Ai e kritikoi presidentin duke i thënë se vendi është lënë në duart e kriminelëve dhe se policia nuk ka asnjë lloj dominimi.
“E latë këtë vend në dorë të krimineleve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelet. Ka patur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni te zotë, e latë këtë vend në dorë të krimineleve, po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia por dominon krimi. Na fundoset. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse.”, tha xhaxhai, ndërsa Begaj nga ana e tij nuk i tha asgjë përveçse i dha një përqafim. Versus.al


