AKTUALITET /

Bordi i Transparencës miraton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Çmimet për naftën dhe benzinën janë ulur me nga 3 lekë.

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës miraton çmimet e reja për naftën dhe

Pa kaluar 24 orë nga mbledhja e ditës së djeshme ku u vendos rritja e çmimit të karburanteve, Bordi i Transparencës u mblodh sërish ditën e sotme. 

Me vendimet e marra, një litër naftë do të shitet 192 lekë, duke shënuar një rënie prej 3 lekësh. Ndërsa benzina do të shitet me 172 lekë për litër, gjithashtu me rënie prej 3 lekësh.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 13:00 e ditës së sotme. Versus.al

Poll