
Pas deklaratave të mëparshme se grekët po qëndrojnë pas protestës masive të qytetarëve në Tiranë, kryeministri Edi Rama sot gjatë samitit që mbahet në Tivat të Malit të Zi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, tha se pas protestës qëndrojnë iranianët.
Rama tha për mediat e huaja se në Shqipëri po ndodh një luftë hibride dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje mjedisore. Sipas tij, projekti në Zvërnec nuk është ai që pretendohet pasi aktualisht nuk ka një të tillë.
“Atje nuk është çështje mjedisore, është luftë hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të tjetra të përfshirë në sulme. Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana… S’ka asgjë për të diskutuar, sepse s’ka asnjë projekt të miratuar”, tha Rama. Versus.al

