
Drejtoria e Kontrollit të Specializuar, pranë Administratës Tatimore, ka nisur një fushatë verifikimi për blerjet e automjeteve luksoze nga individë që nuk figurojnë të regjistruar në sistemin tatimor. Kontrollet synojnë të evidentojnë nëse të ardhurat e këtyre qytetarëve arrijnë të justifikojnë shpenzimet për mjetet e shtrenjta.
Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, vetëm gjatë viteve 2023–2024 janë regjistruar rreth 400 automjete luksoze, të blera nga persona që nuk kanë deklaruar asnjë të ardhur zyrtare.
“Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë individëve që kanë kryer blerje të tilla të deklarojnë burimin e të ardhurave të përdorura, me qëllim shmangien e penaliteteve,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Kontrollet do të përfshijnë çdo person që zotëron një automjet në kategorinë luksoze dhe do të kryhen nëpërmjet:
1. Verifikimit të të ardhurave të deklaruara pranë Administratës Tatimore;
2. Krahësimit të tyre me vlerën e pasurive të regjistruara;
3. Analizës së dokumentacionit justifikues që vërteton burimin financiar të blerjes.
Kjo masë e bërë nga Administrata Tatimore synon të luftojë informalitetin dhe të forcojë integritetin financiar. Versus.al







