AKTUALITET /

“Të huajt e dinë se hyn dr*gë, por nuk kapet asnjë gram”, gazetarja për Portin e Durrësit: Shteti palë me krimin

Shkruar nga Versus

“Të huajt e dinë se hyn dr*gë, por nuk kapet asnjë

Prej më shumë se 4 vitesh nga Porti i Durrësit nuk është raportuar asnjë sasi kokaine apo heroine e zbuluar nga autoritetet përkatëse. Gazetarja Alba Kepi e ftuar në emisionin “Ora 19” foli për raportin e agjencive italiane sa i takon trafikut të drogës në Shqipëri.

Ajo tha se ka shqetësim mes agjencive ndërkombëtare për shkak se në Portin e Durrësit nuk është kapur asnjë sasi kokaine edhe pse raportohet si pikë nyje për hyrjen e drogës në Evropë.

"Jemi përballë një situate që e ka një kuptim. Dhe nuk i solla kot të dyja bashkë për të dalë në përfundimin që në portin e Durrësit prej 4 vitesh nuk kapet asnjë sasi lënde narkotike që është edhe ajo më fitimprurësja, kokaina ose heroina. Nuk kapet dhe si ka mundësi që agjencitë partnere e përcaktojnë portin e Durrësit si një pikë nyje hyrëse e lëndëve narkotike, por edhe dalëse dhe nuk konstatohet."-u shpreh Kepi.

Më tej shtoi se në disa prej operacioneve ku kanë marrë pjesë edhe SPAK e agjencitë ndërkombëtare është zbuluar se nuk është ndërhyrë në kohë për goditjen e rasteve të trafikimit.

"Porti i Durrësit është një anë e fortë dhe e them me bindje këtë, sepse përderisa ti në raporte ndërkombëtare të agjencive prestigjioze dhe institucioneve shumë serioze ndërkombëtare rezulton që je një port pritëse apo përcjellëse e lëndëve të forta narkotike, detyrimisht që duhet të ketë edhe një statistikë dhe bilanc të autoriteteve ligjzbatuese vendase, që nuk ekziston, që do të thotë se shteti është palë."-shtoi gazetarja. Versus.al

Poll