AKTUALITET /

Tejkaluan lejen e ndërtimit me 77%, prokuroria e Fierit çon për gjykim kryesinpektorin e IMT dhe ndërtuesin

Shkruar nga Versus

Tejkaluan lejen e ndërtimit me 77%, prokuroria e Fierit çon për

Fier- Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj një ndërtuesi, kryeinspektorit të IMT-së në Lushnjë dhe të ekspertit të cilët akuzohen për tejkalim të lejes së ndërtimit.

Hetimet kanë nisur në vitin 2021 për subjektin e ndërtuar në lagjen “Kongresi” në Lushnjë ku u konstatua se ndërtuesi N.Q pasi kishte marrë lejen e ndërtimit, e kishte tejkaluar me 77% më shumë. Në total sipërfaqja e ndërtuar pa leje rezultoi 276.6m².

Gjithashtu gjatë hetimeve u konstatua se kryeinspektori i IMT, M.GJ dhe eksperti E.S i cili kishte kryer aktin e ekspertimit kishin shpërdoruar detyrën. Ky i fundit, ka paraqitur të dhëna të rreme lidhur me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar. Sipërfaqja e ndërtuar ishte disa herë më e madhe nga ajo që kishte raportuar eksperti. Versus.al

Poll