Vala e të nxehtit afrikan ka kulmuar sot në Shqipëri, duke sjellë një nga ditët më të nxehta të kësaj vere. Në Tiranë, termometri ka shënuar 42°C në mesditë, ndërsa temperaturat mbi 41°C janë regjistruar edhe në qytete si Berati, Shkodra, Elbasani dhe Gjirokastra.
Madje as zonat malore nuk kanë shpëtuar nga i nxehti përvëlues – në Kukës temperatura ka arritur deri në 38°C.
Sinoptikanët apelojnë për kujdes maksimal, sidomos ndaj fëmijëve dhe të moshuarve, duke rekomanduar shmangien e daljes në oraret më të nxehta të ditës (11:00 – 17:00) dhe qëndrimin në ambiente të freskëta dhe të ventiluara.
Sipas parashikimeve, nga dita e mërkurë pritet një rënie graduale e temperaturave, por moti do të mbetet kryesisht me diell gjatë gjithë javës. /Versus.al






