Kukës- Dy persona janë përleshur me njëri-tjetrin ditën e djeshme në lagjen nr.3 të qytetit, pas një konflikti të çastit. Për pasojë, njëri prej tyre, 34 vjeçari i identifikuar si E.K, ka tentuar të vrasë me thikë A.C. Ky i fundit ndodhet i plagosur në spitalin e Prizrenit.
Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vetë autori, të cilit, “shënjestra” i është kundërpërgjigjur duke e goditur me sende të forta. Policia ka arrestuar 34 vjeçarin i cili akuzohet për tentativë vrasje. Ndërsa ka nisur edhe hetimi ndaj personit të plagosur me thikë, për plagosje të rëndë me dashje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







