
Një 24 vjeçar i identifikuar si A.K është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap në tentativë për të futur në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit, 3250 fara kanabisi.
Gjatë kontrolleve në furgonin që i riu drejtonte, u gjetën farat e kanabisit dhe një pajisje që përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

