AKTUALITET /

Tentoi të fuste në port kamionin plot me verë e shampanjë kontrabandë, arrestohet 42 vjeçari në Durrës

Gjatë kontrollit në kamionin e 42 vjeçarit, u gjetën disa arka me alkool.

Shkruar nga Versus
Tentoi të fuste në port kamionin plot me verë e shampanjë
Kamioni i sekuestruar së bashku me arkat e alkoolit

Durrës- Një 42 vjeçar me inicialet Sh.G është arrestuar nga policia pasi tentoi të fuste në port akool pa fatura blerje.

Mësohet se teksa po futej me një kamion në Shqipëri, pas kontrollit të bërë iu gjetën disa arka me verë dhe shampanjë të cilat iu sekuestruan për shkak se nuk kishin asnjë faturë se ku ishin blerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll