
Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në një market të ndodhur në një pallat në zonën e Shkozës.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person i maskuar afrohet pranë marketit, vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë.
Informacionet e siguruara, bëjnë me dije se marketi ku u vendos lënda plasëse është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Lika, dy vëllezërit të shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur një javë më parë ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku.
Shënjestra e vëllezërve Lika ishte 31 vjeçari Kejdi Spaja me të cilin kishin patur një konflikt lidhur me një borxh. Por njëri prej plumbave kapi në këmbë efektivin i cili është pezulluar nga detyra për shkak se po qëndronte me Spajën i cili kishte thyer masën e arrestit shtëpiak për veprën “armëmbajtje pa leje”. Versus.al


