Në Theth është shënuar një tjetër përplasje mes banorëve dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), për shkak të prishjes së një banese.
Fadroma e IKMT ka mbërritur në orët e mbrëmjes pranë objektit që ishte planifikuar për t’u shembur, por është përballur me rezistencën e familjarëve. Banorët kanë kërkuar një vendim gjykate që të justifikojë ligjërisht shembjen e ndërtesës, ndërsa janë ulur në rrugë për të bllokuar kalimin e mjeteve të IKMT-së.
Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon sigurie dhe ka tentuar të largojë banorët, por situata ka mbetur e tensionuar. Pavarësisht përpjekjeve për të nisur shembjen, familjarët janë futur brenda objektit, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e fadromës.
Aksioni vijon mes tensioneve dhe përplasjeve në terren. /Versus.al







